
Pas reshjeve të ditëve të fundit, situata në territorin e Qarkut Lezhë paraqitet më e qetë. Sipas te dhenave zyrtare Në Bashkinë Kurbin është konstatuar ulje e nivelit të ujërave në zonat e prekura, veçanërisht në fshatin Adriatik të Njësisë Fushë Kuqe, ku ka vijuar evadimi i tyre. Problemati ka pasur gjatë ditës së djeshme në fshatin Patok, kryesisht në biznese, për shkak të baticave detare, ndersa kete te diele po kryhet verifikimi i dëmeve dhe pastrimi i inerteve, ndërsa rrëshqitjet e tokës mbeten shqetësim në zonat kodrinore dhe malore.Në Bashkinë Mirditë, gërryerja nga Lumi Fan i Vogël ka shkaktuar serish rrëzimin e shtyllave të energjisë elektrike, duke lënë pa drita disa fshatra, si dhe ka krijuar rrezik për rrugë, banesa dhe tubacionin e ujësjellësit të Rrëshenit. Për situatën është kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse.Ndërkohë, vijojnë punimet për përforcimin e argjinaturës së lumit Drin në Ishull Shëngjin. Furnizimi me ujë të pijshëm po kryhet normalisht, ndërsa nivelet e lumenjve Drin dhe Mat janë në rënie. E po ashtu Probleme me akset rrugore nuk raportohen.


