Moti i keq ka sjellë përmbytje edhe në pistën e aeroportit të Rinasit, çka ka bërë që autoritetet të urdhërojnë pezullimin e fluturimeve.

Gjithashtu, raportohet se 2 avionë nuk janë lejuar të ulen, për shkak të ujit të shumtë që kishte në pistë. Njëra nga kompanitë e fluturimit ka anuluar fluturimet e saj drejt vendit tonë, ndërsa të tjerat raportohet se i kanë devijuar drejt Barit dhe Shkupit.

Më herët, reshjet e dendura bllokuan autostradën Tiranë-Durrës, duke bërë që e vetmja rrugë për në aeroport, të ishte ajo nga Fushë Kruja.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA NË UJË, PRITET RËNDIM I GJENDJES NË JUG NGA FRYRJA E LUMENJVE
Artikulli tjetërPËRMBYTJET, 315 TË EVAKUUAR NË QARKUN TIRANË