Moti i keq me shi dhe erë të fortë qe ka perfshire rajonin e lezhes qe prej mbremjes te se premtes ka bllokuar punën në portin e Shëngjinit. Prej pasdites të dites se djeshme, kapiteneria e portit ka pezulluar lundrimin detar për të peshkaregjat.

Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri në një urdhër të dytë. Shpejtësia e erës në det hapur është 10m/s si dhe dallgët e detit kanë shkuar deri 4/5 ballë me drejtim jug/perëndim.

Ndërkohë nga moti i keq deri tani nuk jane raportuar problematika, ne territorin e qarkut Lezhe, ndersa autoritetet jane vene ne gadishmeri per ti paraprire çdo situate qe mund te krijohet.

Artikulli paraprakDITA E PASTRIMIT, SHKODRA NDOTET NGA QYTETARËT
Artikulli tjetërMATEMATIKË – INFORMATIKË, DEGËT E KËRKUARA NGA TREGU I PUNËS