Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta edhe në Bashkinë e Mirditës, kryesisht në Njësinë Administrative të Fanit.
Prurjet e mëdha të përrenjve malorë kanë sjellë gërryerje dhe shembje të rrugës që lidh fshatin Thirrë me Rrugën e Kombit, duke izoluar disa familje të zonës.
Po ashtu, në fshatin Domgjon janë dëmtuar dy ura, çka ka sjellë izolimin e rreth 30 familjeve dhe një biznesi në lagjen Munullë. Përveç dëmeve në infrastrukturë, reshjet kanë shkaktuar edhe prishjen e rrjetit elektrik dhe të ujësjellësit, duke vështirësuar më tej jetesën e banorëve.
Ndërkohë, strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Mirditë po verifikojnë dëmet e shkaktuara nga moti i keq dhe po shqyrtojnë mundësitë për ndërhyrje të shpejtë në zonat ku banorët janë të izoluar.

Artikulli paraprakVIG MNELË,BANORËT AKUZA PËR MIRËMBAJTJEN E DIGËS
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTIME DHE VJEDHJE MOTOMJETI