Problemet me energjinë elektrike preken shume zona të Lezhës pas motit të keq të orëve të fundit. Defekte u shfaqen në katër fidra duke sjelle ndërprerjen e furnizimit me energji për banorët e disa fshatrave dhe lagjeve të qytetit, ndërsa grupet e OSHEE-së janë angazhuar për riparimin e linjave të dëmtuara.Ndërprerjet janë raportuar në njësitë administrative Kallmet, Dajç, Blinisht, Shënkoll, Kolsh dhe Zejmen, si dhe në disa zona të qytetit të Lezhës. Përveç kushteve atmosferike, problem mbetet edhe amortizimi i rrjetit, ndërsa rikthimi i energjisë pritet pas përfundimit të ndërhyrjeve nga Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike.

Një situatë më shqetësuese ishte në lagjen Skënderbeg, ku një linjë e tensionit të mesëm ka rënë mbi disa banesa. Ngjarja ka alarmuar banorët, ndërsa në njërën prej shtëpive janë konstatuar dëmtime të pajisjeve elektrike.

Defekti është riparuar nga ekipet e ndërhyrjes, por banorët kërkojnë zgjidhje përfundimtare për të shmangur rrezikun. Zhvendosja e linjës elektrike shihet si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e banesave dhe të njerëzve që jetojnë në këtë zonë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBERISHA: MANDATET E KRIMIT KUNDËR QYTETARËVE, ASGJËSUAN 15 BASHKI
Artikulli tjetërPARANDALOHET VRASJA E PLANIFIKUAR NË LEZHË, ARRESTOHEN 3 PERSONA