Moti I Keq me reshje shiu ne te gjithe territorin e Qarkut te Shkodres, ku ne zonat malore ka pasur presence te reshjeve te debores

, kane krijuar edhe rreshqitje dherash dhe renie guresh ne disa zona te qarkut e Shkodres. Sipas te dhenave qe raportohen nga Autoriteti kombetar I Rrugeve behet me dije se aktualisht situate eshte e tille ne :  Ne akset Dedaj – Razëm dhe Koplik – Bogë ka renie gurësh si pasojë e rreshjeve te shumta. Ne gadishmëri jane 2 mjete fadroma, që po bëjne pastrimin e akseve. Edhe ne aksin Shkoder – Qafe Qele ka rrezik per renie guresh ne rruge. Edhe ketu eshte ne gadishmeri 1 fadrome, në aksin Shpal – Ura e Repsit janë në gadishmeri 2 mjete, ne aksin Rreshen – Qafe Bene jane ne gadishmeri 2 mjete. Në aksin Qafe Mali – Fierze jane ne gadishmeri 2 mjete, në aksin K.Hadroj – Qafë Bene janë në gadishmëri 2 mjete. Në aksin Qafë Laç – Qafë Qele ka zona me rrezik për renien e gurëve, prandaj duhet të bëhet kujdes në qarkullimin në këtë aks. Në aksin Pukë – Fushë Arrëz, në vendin e quajtur Kroi i Zojes, ka shembje të murit mbajtës të rrugës dhe çedim të saj.  Situata e qarkullimit është normale. Ne gadishmeri eshte 1 mjet. Gjatë aksit Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak, ka herë pas here rënie gurësh dhe shembje të skarpatave, por nuk ka probleme për qarkullimin. Ne gadishmeri eshte 1 mjet. Në aksin Vau i Dejës – Koman ka segmente ku ka rrezikshmëri për rënie gurësh e materialesh në rrugë. Në këtë aks, disa prej urave janë të dëmtuara, prandaj rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim.