
Në Kosovë fillimi i procesit mësimor, për shkak të motit të keq, është shtyrë deri në 12 janar 2026
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se ky vendim është marrë për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe kushteve të vështirësuara në disa zona të vendit.
Po ashtu ministrja njofton se orët e humbura mësimore të këtyre ditëve, do të zëvendësohen gjatë pjesës së dytë të vitit shkollor, për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.






