Në territorin e qarkut Lezhe , gjate mbrëmjes deri sot në mëngjes , kemi patur rreshje shiu me intesitet të mesëm. Niveli i rreshjeve ka qënë rreth 40 mm reshje.Rreshjet e shiut janë ndërprerë , gjë e cila do ndikojnë pozitivisht tërheqjen e ujit dhe në normalizimin e situatës.

Situata e deritanishme paraqitet si më poshtë:
Në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, vijon të jetë e njëjtë si pasojë e rreshjeve të rëna gjatë 24 orëve.Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla.Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) ka rënie të nivelit të ujit por vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës.Rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht.

Kemi prezencë të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme dhe nga mjetet e vogla.Në fshatin Kakarriq vazhdon të kemi prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet.Në zonën e Zadrimës ka 250ha tokë bujqësore të përmbytura kurse hidrovori Balldre në kuotën -0.8m nga 1.5m kuota kritike, ka rreth 800ha tokë bujqësore të përmbytura

Kemi 500ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë.

Rruga që lidh fshatin Torovice me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla.

Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre.

Lumi Drin është në kuotën +1.30 m nga +2.0 m kuote kritike.
Lumi Gjader ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave portë papërfillshme.
Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika.