Qarku Shkodër AKSET RRUGORE TË BLLOKUARA:

Aksi rrugor Shkodër – Theth, në vendin e quajtur Qafë Thore është i pakalueshëm.

Aksi rrugor Shkodër – Breg Lumi, në vendin e quajtur “Mali i Shoshit” është i kalueshëm me zinxhirë.

Bashkia Shkodër: Nj.A Guri i Zi, në zonën fushore të fshatit Rrencë ka prezencë uji në rreth 40 ha tokë, e cila është e pakultivuar.

Nj.A Dajç, në kënetë ka prezencë uji rreth 80 ha tokë.

Nj.A Ana e Malit, në vendit e quajtur “Fusha e Muriqanit” ka prezencë uji në rreth 50 ha tokë.

Prefekti i Qarkut Shkodër ne rolin e Kryetarit te KECQ ka ndjekur nga afër situatën e krijuar nga reshjet e shiut gjate natës së djeshme. Si pasojë 3 elektriçistë të OSHEE Shkodër, të cilët po riparonin një defekt në lagjen “Skënderbeg”, kanë mbetur të plagosur rënd nga shpërthimi i kabinës elektrike. Elektriçistët, Erjon Hafizi dhe Afrim Halluni janë transportuar me urgjencë për në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për një ndihmë me të specializuar. Shtetasit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në fshatin Bardhaj, Nj.A Rrethina, në afërsi të lumit Kir, forcat e FNSH Shkodër kanë evakuuar dy persona, të cilëve i rrezikohej jeta.

Bashkia Fushë-Arrëz: Çatia e shkollës 9-vjeçare dhe shkollës së mesme, të cilat ndodhen në të njëjtën ndërtesë, për shkak të erës së fortë është dëmtuar. Çatia e ndërtesës së Nj. A Iballë është dëmtuar.

Bashkia Pukë: Çatia e Qendrës Shëndetësore të qytetit, e cila ishte mbuluar me llamarinë, është dëmtuar.

Bashkia Vau-Dejës: Në këtë bashki rrezikohet të dalin nga shtrati dy përrenj, përkatësisht i Glinës dhe i Tamzit, të cilët mund të përmbytin dy banesa. Nga ana e kryetarit të Bashkisë janë marrë masa duke dislokuar dy mjete për të parandaluar daljen nga shtrati të përrenjve.

PROBLEME ME FURNIZIMIN ME ENERGJI ELEKTRIKE:

Bashkia Shkodër:

Nj.A Bërdicë.

Nj.A Postribë.

Nj.A Dajç.

Nj.A Velipojë.

Nj.A Shalë.

Nj.A Ana e Malit.

Nj.A Pult.

Nj.A Kelmend.

Nj.A Kastrat.

Nj.A Shkrel.

Bashkia Malësi e Madhe:

Nj.A Gruemirë.

Bashkia Vau-Dejës:

Nj.A Bushat, ku janë thyer dy shtylla të tensionit të ulët.

Nj.A Shllak, ku janë thyer 10 shtylla të tensionit të ulët.

Bashkia Pukë: Nj.A Qerret.

Nj.A Qelëz. Një pjesë e qytetit të Pukës nuk ka furnizim me energji elektrike.

Grupet e punës të OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.