
Stuhi të forta dhe reshje të dendura shiu kanë përfshirë që prej mbrëmjes të së shtunës të gjithë territorin shqiptar.
Qarku Shkodër: Më problematike situata paraqitet në qarkun e Shkodrës, ku rrjedha e ujit mori babanë me dy fëmijët në Bogë të Malësisë së Madhe. Vajza arriti të shpëtojë, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë të Pjetër Rushjat dhe djalit të tij. Ditën e sotme do të nisin kërkimet me dron për të bërë të mundur gjetjen e makinës së Rushajt. Ndërkohë Ministria e Arsimit ka marrë vendimin për pezullimi në 16 shkolla në këtë qark.
Qarku Lezhë: Edhe pse gjatë natës territori i Lezhës ka pasur reshje me intensitet të ulët, disa zona kanë ende probleme me energjinë elektrike. Aktualisht janë të përmbytura rreth 1500 hektarë tokë bujqësore në Zadrime, Torovice dhe Kakarriq si dhe dy shtëpi kanë prezence uji në Kakarriq. Ndërkohë, është bllokuar rruga që lidh fshatin blinisht me superstradën Lezhë-Shkodër. Ky segment ka prezence uji dhe është i pakalueshëm për autoveturat.
Fushe-Kruje: Gjatë natës ka dalë nga shtrati lumi Ishëm, ku uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç ku niveli i ujit nëpër ara shkon në rreth 50 cm. Aktualisht janë rreth 10 banesa të izoluara nga uji në fshatin Murqinë.






