Moti i keq, veriu i Italisë përfshihet nga përmbytjet, evakuohen banorët

Veriu i Italisë është përfshirë nga moti i keq dhe përmbytjet. Zonat më të prekura nga përmbytjet janë Piemonte dhe Liguria. Autoritetet e Emergjencës kanë nisur evakuimin e banorëve pas shembjes së banesave, dëmtimit të rrugëve dhe rrezikut të daljes së lumenjve nga shtrati. Niveli i alarmit të kuq nga katastrofat natyrore është maksimal për shkak se moti i keq pritet që të vijojë edhe ditën e premte. Shkollat dhe fabrikat janë mbyllur, qarkullimi është bllokuar, ndërsa drejtuesit lokalë u kanë bërë thirrje banorëve që të mos dalin nga banesat.

Artikulli paraprakEDUKATORJA SHPON ME GJILPERE FEMIJEN 3 VJEÇ:”ME GODITI”
Artikulli tjetërAMERIKA QENDRORE,TERMET ME MAGNITUTE 7 NE BRIGJET E PAQESORIT