
Kjo është pamja e bregdetit të Shëngjinit në këto ditë të para të muajit maj. Moti i ngrohtë ka tërhequr vizitor dhe pushues të shumtë drejt kësaj zone turistike.
E gjitha vija bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune është populluar me vizitorë të ardhur nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë. Ata thonë se janë frekuentues të rregullt të Shëngjinit, pasi kjo zonë turistike i ka përmbushur në maksimum pritshmeritë e tyre.
Operatoret turistikë thonë se numri i vizitoreve është i konsiderueshem që në këtë periudhe, ndërsa çmimet e favorshme dhe përmiresimi i shërbimeve janë arsyet pse Shëngjini po frekuentohet masivisht.
Referuar pronotimeve pritshmeritë janë për një sezon turistik të gjatë dhe të suksesshem, në bregdetin e Lezhës.