Moti i ngrohtë dhe me diell i ditëve të para të marsit ka rritur ndjeshëm numrin e vizitorëve në bregdetin e Shëngjin. Gjatë kësaj fundjave, shëtitorja përgjatë plazhit ishte e mbushur me qytetarë dhe vizitorë që kishin zgjedhur të kalonin disa orë pranë detit.

Nuk mungonin as ata që shijonin rrezet e diellit në rërë, ndërsa shumë familje dhe të rinj shfrytëzuan motin pranveror për shëtitje dhe pushim buzë detit.Sipas vizitorëve, Shëngjini mbetet një nga destinacionet më tërheqëse për të kaluar fundjavën, sidomos në ditë me mot të mirë.

Me rritjen e temperaturave një pjesë e njësive të shërbimit në zonën e Shwngjinit kanë nisur të hapen, ndërsa pushteti vendor ka vijuar ndërhyrjet për mirëmbajtjen dhe pastrimin e zonave më të frekuentuara, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të pastër dhe mikpritës për vizitorët.

Artikulli paraprakMYFTINIA, IFTAR PËR FESTËN E MËSUESIT
Artikulli tjetërSHQIPËRIA E FEMRAVE MPOSHTET NGA ÇEKIA NË “LORO BORIÇI”