Këto pamje janë në plazhin e Velipojës. Në fakt nuk është një ditë dimri por data 18 korrik por plazhi është boshatisur nga pushuesit.

Moti i përkeqësuar natën e kaluar dhe gjatë ditës së sotme ka bërë që pushuesit të qëndrojnë në hotelet ku kanë prenotuar apo të shijojnë ndonjë kafe në lokale për shkak se nuk është dita e përshtatshme për të bërë plazh.

Ndryshe nga Shkodra në plazhin e Velipojës nuk ka patur reshje të dendura shiu por pavarësisht kësaj pushuesit kanë zgjedhur që të mos dalin në plazh gjatë ditës së sotme. Përveç reshjeve të shiut ka edhe ulje të temperaturave duke ndikuar gjithashtu në boshatisjen e plazhit.

Ndërkohë përkeqësimi i motit ka bërë që gjatë ditës së sotme të ketë një numër shumë më të vogël pushuesish jo vetëm në plazhin e Velipojës por në të gjitha plazhet e vendit duke bërë që hotelet të mos kenë prenotime ashtu si ditët e kaluara. Sinoptikanët kanë bërë thirrje që pushuesit t’i largohen plazheve këto ditë për shkak të goditjes nga “Liqeni i Ftohtë” që ka përfshirë edhe Shqipëri me reshje shiut dhe ulje të temperaturave. Për pak ditë pritet që kjo situatë të jetë e njëjtë për t’u rikthyer më pas në normalitet. Ky përkeqësim i motit gjatë këtyre ditëve ka prishur planet e atyre që kanë marrë ditët e pushimit dhe kanë patur dëshirë t’i drejtohen plazheve ndërsa ata që humbin më shumë me këtë situatë janë sektori i turizmit.
INSERT