
E enjtja pritet të sjellë mot të paqëndrueshëm në Shqipëri, me kthjellime të herëpashershme që gjatë ditës do t’ua lënë vendin vranësirave më të dendura.
Reshjet e para të shiut do të shfaqen që në mëngjes në veri, por do të jenë të dobëta.
Pas mesditës, shiu do të përhapet në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht me intensitet të ulët.
Në mbrëmje, sidomos në zonat bregdetare dhe ultësirën perëndimore, reshjet pritet të forcohen dhe në disa momente të shoqërohen me shtrëngata të shkurtra.
Në zonat malore, veçanërisht në Alpet Shqiptare dhe në verilindje, lindje e juglindje, mbi 900-1000 metra do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.
Në lartësi të mëdha mund të ketë edhe stuhi të shkurtra dëbore.
Era do të fryjë nga juglindja në jugperëndim me shpejtësi mesatare, ndërsa herë pas here do të forcohet. Në det, si në Deti Adriatik ashtu edhe në Deti Jon, pritet valëzim mesatar deri i lartë.






