Gjatë pesë ditëve të javës së ardhshme, vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik, duke bërë që të mbajë mot kryesisht me diell dhe intervale vranësirash kalimtare.

Si pasojë e depërtimit të fushave anticiklonike me origjinë afrikane mbi vendin tonë, do të krijohen kushte që gjatë këtyre pesë ditëve te mbajë mot kryesisht me diell dhe intervale vranësirash kalimtare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-6m/s.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprak“THE INDEPENDENT” MBYLLË VERSIONIN PRINT, TANI VETËM ONLINE
Artikulli tjetërFunny Horoscope – 27.03.2016