Deri në mesditë, zonat e ulëta dhe bregdetare do të jenë në ndikimin motit të kthjellët, por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash paraqitet moti për zonat malore verilindore – juglindore duke rrezikuar shira të karakterit lokal.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë largim të vranësirave dhe shirave edhe nga zonat malore duke bërë kështu që i gjithë vendi të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie me 2 – 3 gradë në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga verilindja duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Artikulli paraprakNATO NUK DËSHIRON NJË TJETËR LUFTË TË FTOHTË
Artikulli tjetërPROKURORIA NIS HETIMIN, MINISTRI MANJANI KËRKON SHKARKIMIN E GJYQTARIT QË KËRKOI FAVORE SEKSUALE