Edhe gjatë ditës së sotme orët e paradites do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta, më të dukshme në zonat malore Lindore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat e ulëta dhe ato bregdetare duke lënë me vranësira të dendura zonat malore verilindore dhe juglindore. Parashikohet që gjatë natës vranësirat të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit. Temperaturave të ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit duke lënë të pandryshueshme temperaturat e mesditës. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohen dallgë 1 ballë.

Artikulli paraprakSTOJANOVIÇ SYNON T’I KTHEJË NË KOSOVË 19 MIJË SERBË NGA KRALEVA
Artikulli tjetërBIE SHËRBIMI I MESAZHIT NË “WHATSAPP”