
Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe temperatura të larta në bregdet dhe zonën e ulët, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të paraqitet moti në zonat malore.
Po ashtu edhe orët e pasdites do të mbeten në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë ultësirën perëndimore, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme paraqiten zonat veriore duke rrezikuar edhe rrebeshe shiu të izoluar. Edhe gjatë natës temperaturat e larta do të mbeten prezente në vend. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në orët e mëngjesit po ashtu edhe në të mesditës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 1 ballë.






