Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë, më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat jugore dhe juglindore të territorit.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin deri në orët e vona të natës kur pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar shira të dobët dhe afat-shkurtër në zonat malore, kryesisht veriore dhe veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në orët e mëngjesit, por edhe mesdita do të sjellë rritje të lehtë të tyre. Era do të vijojë të fryjë nga Jugperëndimi me shpejtësi 25 km/h, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.