Edhe gjatë ditës së nesërme, zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta

, ndërsa vranësira më të dendura do të kenë zonat veriore – verilindore, duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore në ekstremin verior. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë ndërprerje të reshjeve duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare të dominojnë në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 gradë në orët e mëngjesit, por mesdita nuk do të sjellë shumë ndryshim të tyre. Përsa i përket parametrit të erës do të mbetet problematike gjatë natës duke arritur në momente të veçanta shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që edhe deti të jetë i trazuar.