Mot i qëndrueshëm do të jetë prezent në vendin tonë dhe gjatë ditës së nesërme duke sjellë dhe vranësira të herë pas herëshme në zonat malore lindore.

Edhe orët e pasdites do të mbeten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës, qytetet më ftohta do të jenë Peshkopia dhe Erseka, ku termometri do të ulet deri në -3 apo -4 gradë C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor kjo do të bëjë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Artikulli paraprakTRUMP EMËRON SEKRETAR PERSONIN QË E SULMOI NË FUSHATË
Artikulli tjetërVOTUESIT, TË LODHUR NGA MOSPËRMBUSHJA E PREMTIMEVE