Kthjellime do karakterizojnë kushtet e motit deri në mesditë, kur vranësirat shfaqen në zonat malore fillimisht dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin, ndërsa shira afatshkurtër priten në zonat Veriperëndimore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale por rriten në ato maksimale duke u luhatur nga 4°C mëngjesi deri në 23°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë.

Rajoni dhe Europa: Kthjellimet do të mbizotërojnë pjesën më të madhe të kontinentit Europian. Por ndryshe paraqitet situata për Gadishullin Iberik dhe Europën lindore ku vranësirat e dendura do të sjellin dhe shira. Gjithashtu brigjet e detit të zi do kenë shira.