Në verilindje të vendit rikthehen reshjet e borës. Këtë fundjavë temperaturat u ulën ndjeshëm duke u shoqëruar me erëra të forta, reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.
Reshje bore pati edhe në Rrugën e kombit ndërsa në disa segmente edhe rëniesh gurësh nga skarpatet, po pa shkaktuar problem të mëdha në qarkullimin e automjeteve.
Tek tuneli i Kalimashit bora arriti deri në pesë centimentra. Kompania mirëmbajtëse ka ndërhyrë menjëherë me borëpastruese për pastrimin e rrugës nga bora dhe gurët.
Apeli për drejtuesit e automjeteve nga policia është për vëmendje gjatë qarkullimit pasi ka tendencë për ngrica gjatë orëve në vijim, si pasojë e uljes së temperaturave.
Në orët e para të mëngjesit, reshjet shkaktuan disa probleme edhe në rrugët dytësore e qytetit u mbushën me ujë të cilat nuk njohin asnjë investim prej vitesh.