Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, në Muzeun Historik të Shkodrës u prezantua ekspozita personale e pedagoges së pikturës Erëmira Jahja me titullin “Motivi i qytetit tim – arti si urë mes brezave dhe kohëve”.
Për të pranishmit u ekspozuan 20 tablo, të cilat paraqesin Shkodrën në dimensione të ndryshme sociale dhe kulturore.
Ka mesazhe mikpritjeje, mesazhe për ruajtjen e traditës, mesazhe për këngën qytetare shkodrane që të mos harrohet. Ka pafund mesazhe mbi mënyrën se si bashkëjeton e reja me të vjetrën.”
Drejtuesja e muzeut e cilësoi këtë ekspozitë mjaft të rëndësishme, pasi ajo i njeh të rinjtë me vlerat dhe traditat e qytetit, duke shërbyer njëkohësisht si urë lidhëse mes brezave.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët edhe në ditët në vijim, duke sjellë përmes artit një pasqyrim të vlerave, traditës dhe identitetit kulturor të qytetit të Shkodrës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVIJON DEPOZITIMI I MBETURINAVE NË AKSIN SHKODËR-VELIPOJË
Artikulli tjetërORGANIZOHET “DASMA E ZADRIMËS”