
“Moto Fest Shkodra 2025 ” ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë me radhë. Rreth 200 të pasionuar pas motorëve kanë zbarkuar në qytet, duke zhvilluar një paradë impresionuese nëpër rrugët e Shkodrës dhe më pas janë bashkuar në një festë të madhe me muzikë dhe atmosferë elektrizuese në sheshin para Bashkisë
Të ardhur nga i gjithë rajoni, por edhe nga jashtë vendit, pjesëmarrësit shprehën entuziazmin e tyre, duke theksuar se është gjithmonë kënaqësi të jesh në Shkodër.
sibkrone
Festa kulmoi me performancën e grupit të njohur “Elita 5”, ku dhjetëra shkodranë dhe të ftuar festuan së bashku në një mbrëmje te veçante ne eventin e realizuar nga Bashkia Shkoder