Një punonjës policie mbeti i plagosur paraditen e sotme teksa u aksidentua me motorin e patrullës së policisë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Stacionit të Trenit në kryeqytet.

Punonjësi i policisë i cili po lëvizte me motor është përplasur me një automjet. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur dhe një kalimtar, i cili së bashku me policin janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.

Artikulli paraprakPLANI I MBETJEVE, PREZANTOHET SKEMA E RE
Artikulli tjetërAKSIDENTI NË PUNË KALOI NË DEPRESION 56-VJEÇARIN QË U VETËVAR