Bujar Dullaj është një nga motoristët e grupit “Alba Motorsport” të cilët prej vitesh bëjnë tur me motorë nga Zvicra në Shqipëri. Çdo herë që vijnë në Shqipëri ndalesa e parë është në Shkodër. Lidhja e ngushtë me qytetin e Shkodrës është e hershme dhe e veçantë tregon motoristi Dullja.

14 motoristët e ardhur nga Zvicra kanë vendosur të shijojnë  si fillim alpet e veriut për të vazhduar më tej me turin e tyre në vende të tjera.

Bukuria e Shkodrës është bërë një nga arsyet kryesore se pse këta motoristë vizitojnë shpesh metropolin e veriut.

Turet e gjata nuk janë bërë asnjëherë problem për familjarët të cilët i kuptojnë dhe i mbështesin për sa i përket lidhjes së tyre me motorët.

Pasioni i madh për motorët i ka bërë bashkë këta persona të cilët çdo vit bëjnë turne të ndryshëm jo vetëm në Shqipëri por dhe në të gjithë Europën.