Jose Mourinho ka thënë se pas emërimit të tij në postin e menaxherit të Manchester Unitedit, Wayne Rooney nuk do të luajë më kurrë si mesfushor.

Wayne Rooney nuk do të luajë më kurrë si mesfushor, nën drejtimin e Jose Mourinhos në Manchester United. Rooney ka luajtur në rol më të tërhequr tek “Red Devils” dhe Kombëtarja e Anglisë. Por, Mourinho ka plane tjera. “Ai mund të mos jetë më numër 9, por për mua, ai kurrë nuk do të jetë numër 6”, deklaroi Mourinho në konference për media, në ditën e prezantimit të tij në Old Trafford, përcjell “Lajmi.net”. “Ai kurrë nuk do të luajë 50 metra larg portës kundërshtare. Por, ka një pasim të mirë, por edhe unë pasoj mirë kur nuk jam nën presion”, u shpreh ai. “Ai do të jetë numër 9, numër 10, ndoshta 9 e gjysmë, por kurrë një numër 6 ose as numër 8”, theksoi Mourinho.

Artikulli paraprakRREZIKU NGA SULMET TERRORISTE, FRANCA RIORGANIZON INTELIGJENCËN
Artikulli tjetërKABLLOT SI “RRJETË MERIMANGASH” NË RRUGËT E SHKODRËS