Manchester United është shumë pranë transferimit të mesfushorit të talentuar të Nice, Jean-Michael Seri. Sipas “Daily Mail” për të siguruar firmën me 26 vjeçarin nga Bregu i Fildishtë, “djajtë” kanë mposhtur konkurencën e Chelsea, Liverpool dhe Arsenal, ndërsa në arkat e klubit francez pritet të derdhen një shumë prej 35 milionë funtesh. Paraqitjet e Sari ka tërhequr dhe vëmendjen e drejtuesve të Barcelonës, me katalanasit që ishin shumë pranë arritjes së marrëveshjes në merkaton e verës që lamë pas.