E ardhmja e Jose Mourinhos duket se ka pushtuar të gjitha mediat ndërkombëtare. Pas Manchester United në skenë ka dalë sërish Reali I Madridit, duekt e pabesueshme , por sipas emitentit të njohur spanjoll mediaste espana, presdienti I merngueve Florentino Perez po mendon t’ia dorëzojë sërish celsat e skuadrës teknikut portugez.

Tashmë është e njohur që pozitat e Rafa Benitezit në stolin e Realit janë të lëkundura, ku në javët e fundit u përfol [për një shkakrim të mundshëm të tij nga pankina e merngueve. Duek parë situatën dhe faktin që për momentin the special one është pa skuadër, Perez kërkon të përfitojë në maksimum, madje gjithnjë sipas medias në fjalë synon të mbyllë gjithcka sa më shpejt në mënyrë që të djegë konkurencën e United. Mourinho e ka drejtuar për 3 sezone realin e Madridit nga viti 2010 deri ën vitin 2013, më pas u largua edhe për shkaka të mosmarrëveshjeve me ylline e kësaj skuadre Cristiano Ronaldo, por edhe me Sergio Ramosin dhe ish kapitenin Iker Casillas. Në fakt pak ditë më parë Reali kërkoi rikthimin e Ancelottit, por kjo tentativë rezultoi e pasukseshme duke qënë se italiani firmosi për Bajernin e Mynihut, dhe me sa duket me Peerezin nostalgjik, Mourinho mund ët ruivendoset në krye të Los Blancos.