Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka reaguar sërish lidhur me situatën në Turqi

, duke përshëndetur vendosmërinë e popullit turk dhe përfaqësuesve të tyre legjitimë për të rikthyer rendin kushtetues dhe shprehim mbështetje të plotë për qeverinë e zgjedhur demokratikisht, institucionet e vendit dhe sundimin e së drejtës. “Turqia mike dhe aleate e ngushtë në NATO, është një vend kyç në luftën kundër terrorizmit me kontribute të pazëvendësueshme në përballimin e sfidave të sigurisë dhe një prej shtyllave solide të rendit ndërkombëtar”. MPJ shpreh ngushëllimet më të sinqerta për autoritet dhe popullin turk për jetët e humbura. “Urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit dhe normalizim të shpejtë të situatës në vend”. Ministria e Punëve të Jashtme u bënë thirrje qytetarëve shqiptarë që të shmangin zonat e prekura nga trazirat, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve turke dhe mediat lokale në vijimësi. MPJ njofton se ambasada jone në Ankara dhe Konsullata në Stamboll janë në gatishmëri të plotë për t’u përgjigjur të gjitha kërkesave për asistencë. Ndërkohë, është vënë edhe një numër telefoni për të gjithë qytetarët shqiptare që aktualisht gjenden atje të kontaktojnë në: Ankara 0090 549 561 1985, Stamboll 0 090539506 04 17 dhe email DK@mfa.gov.al