Janë infektuar 441 qytetarë të tjerë me covid-19, në 24 orët e fundit. Ndërkohë fatkeqësisht raportohet se 10 pacientë kanë humbur jetën si pasojë e ndërlikimeve shëndetësore nga Covid-19. Mes viktimave është edhe një 21 vjeçar nga Fieri.

6,365 pacientë momentalisht janë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 628 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,936 që nga fillimi i epidemisë.