Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,341 të infektuar me koronavirus. Në përditësimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 5043 testime të kryera, kanë rezuoltuar pozitivë 563 qytetarë në Tiranë, 79 në Vlorë, 58 në Durrës, 53 në Shkodër, 46 në Lushnje, 45 në Fier, 37 në Elbasan, 34 në Gjirokastër, 31 në Sarandë, nga 27 qytetarë në Kamëz, Krujë, nga 24 qytetarë në Korçë, Berat, nga 19 qytetarë në Kuçovë, Lezhë, Vorë, 18 në Pogradec, 15 në Gramsh, nga 14 qytetarë në Kavajë, Patos, nga 12 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Skrapar, 11 në Mirditë, 10 në Tepelenë, nga 9 qytetarë në Vau i Dejës, Peqin, nga 7 qytetarë në Kukës, Memaliaj, nga 6 qytetarë në Dimal, Selenicë, Divjakë, Tropojë, nga 5 qytetarë në Has, Devoll, Poliçan, nga 4 qytetarë në Këlcyrë, Libohovë, Delvinë, Himarë, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Dibër, Kolonjë, Prrenjas, nga 2 qytetarë në Maliq, Përmet, Dropull, Shijak, Fushë Arrëz, Pukë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Mat, Roskovec, Konispol, Finiq, Cerrik, Belsh.

Janë 21,389 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Berati 68 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 73 vjeç, një qytetar nga Tirana 90 vjeç.

Janë shëruar 2163 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 232,356 që nga fillimi i epidemisë.