Ka shënuar një rritje të ndjeshme kurba e infektimeve nga koronavirusi në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar poziticë 501 qytetarë, nga 195 që ishin një ditë më parë.

Ndërkohë, MSH njofton se ka shënuar rënie numri i viktimave nga virusi i rrezikshëm, ku janë regjistruar 6 viktima, nga 9 që ishin dje.

Sa i përket situatës në spitalet Covid, MSH thekson se “Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar”.

Artikulli paraprakINCIDENT PËRPARA NDESHJES NË ‘AIR ALBANIA’, ‘ULTRASIT’ NGA PRISHTINA SHERR ME TIFOZËT POLAKË, NDËRHYN POLICIA
Artikulli tjetër“SHKODRANËT INDIFERENT”, PROTESTË PËR RRITJEN E ÇMIMEVE