Vijon të paraqitet me thuajse të njëjtat shifra kurba e infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi në vendin tonë, përgjatë dy ditëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 508 raste të reja pozitive, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin e rëndë 5 qytetarë.

Sipas MSH, “Janë 6,682 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar”.