Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë me koronavirus në vendin tonë. Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë rezulton se janë konfirmuar pozitivë me virusin e rrezikshëm 586 qytetarë, ndërsa janë shëruar 594 të infektuar.

Sa i përket situatës në spitale, MSH thekson se “Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 277 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar”.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, vetëm kështu parandaloni përhapjen e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 2510 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 586 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 188 raste në Tiranë, 47 në Durrës, 30 në Kavajë, 27 në Krujë, 22 në Vlorë, 21 në Elbasan, 18 në Shkodër, nga 16 raste në Sarandë, Ura Vajgurore, 15 në Berat, nga 12 raste në Dibër, Lushnje, 11 Mat, nga 10 raste në Kurbin, Lezhë, nga 9 raste në Korçë, Kukës, Gramsh, 8 në Librazhd, nga 7 raste në Fier, Pogradec, Delvinë, Belsh, nga 6 raste në Mirditë, Tepelenë, Bulqizë, nga 5 raste në Mallakastër, Patos, nga 4 raste në Divjakë, Shijak, Skrapar, Cerrik, nga 3 raste në Malësi e Madhe, Kuçovë, nga 2 raste në Devoll, Has, Pukë, Tropojë, Gjirokastër, Vau i Dejës, Poliçan, nga 1 rast në Rrogozhinë, Peqin, Memaliaj, Vorë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 594 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 41,464 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 277 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, të moshave 54-88 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (19 Janar 2021)
Raste të reja ditore 586
Të shëruar në 24 orë 594
Të shtruar në spitale 277
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2510

Testime totale 318,041
Raste pozitive 68,568
Raste të shëruara 41,464
Raste Aktive 25,817
Humbje jete 1287
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15014
Fier 1943
Durrës 1428
Shkodër 1343
Elbasan 1044
Vlorë 1036
Lezhë 965
Korçë 866
Berat 804
Dibër 495
Gjirokastër 495
Kukës 384