Kryeministri Edi Rama,ka rrefyer mbi takimin e pare me kancelaren Angela Merkel.

“Kur unë kam bërë takimin e parë me të ka qenë takimi përpara të cilit kam pasur shqetësim, shumë shqetësim. Nuk më ka ndodhur ndonjëherë me thënë të drejtën. Them shqetësim sepse nga televizori më dukej njeri shumë i largët, shumë i ftohtë, sikur po shkojë në provim me një zyshë nga ato që nuk të falin presjen dhe dallimi mes personit që shikojmë të televizor dhe personit që është përballë është i jashtëzakonshëm, absolutisht i jashtëzakonshëm.”- tha Rama, ndërsa vlerësoi figurën e kancelares si një natyrë të vecante për nga lloji i lidershipit.