Në kuadër të tetorit si muaji antitrafik i shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme, drejtoria rajonale e shendetsise Shkoder realizoi takimin permbylles ne njesine administrative “Gur i Zi” me te gjitha qendrat shendetsore si ne fshat ashtu edhe ne qytet.

Në këtë aktivitet, ishte e pranishme edhe specialistja e kesaj drejtorie Vinifreda Gazulli e cila u shpreh se për të ndërgjegjësuar të gjithë publikun përsa i përket trafikimit Gjatr gjithe vitit ky institucion ka realizuar ne te gjitha qendrat shendetesore takime me femije dhe gra per menyren se si duhet te raportojne raste te tilla.Specialistja e drejtorise rajonale thekson se ka veshtiresi ne kete aspect pasi njerzit vazhdojne te jene te tkurrur perballe mjekut te familjes.Për riintegrimin e fëmijëve të trafikuar, ministria e Arsimit ka ofruar libra falas, duke hartuar kurrikula ndërgjegjësuese si dhe ka përcatuar kuota të dedikuara në shkolla.Zv/ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea vetem 2 dite me pare u shpreh se për të ndërgjegjësuar të gjithë publikun përsa i përket trafikimit ashtu sikurse dhe informacionit që i takon denoncimeve, duhet të telefonojnë në numrin e telefonit 116 006, pa pagesë i vënë nga Ministria e Brendshem.

Artikulli paraprakINVALIDËT E PUNËS: DY MUAJ PA MARRË PAGESAT SOCIALE
Artikulli tjetër“LUMTURIMI I NËNË TEREZËS” KONCERT NË KATEDRALE