Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të mërkure duke ftuar qytetarët që t’iu drejtohen qendrave të vaksinimit për tu mbrojtur nga koronavirusi. Përmes një video në ‘Facebook’ në kuadër të muajit të hapur të vaksinimit, Rama apelon që të gjithë ta shfrytëzojnë këtë mundësi pasi vaksina të shpëton jetën.

“Mirmëngjes dhe me ftesën që të shfrytëzoni muajin e hapur të vaksinimit për të gjitha moshat, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

“31 ditët e gushtit. 31 ditët e hapura të vaksinimit, për çdo qytetar mbi 18 vjeç. Vaksina të shpëton jetën” shkruhet në video.

Muaji gusht do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha qytetarët +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar, ku secili mund të paraqitet me kartën e identitetit.

Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’iu dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 të gjithë qytetarëve.