Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu shtroi një iftar për besimtarët dhe krerët e komunitetit mysliman me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit.Kryebashkiaku Ndreu tha se duhet të jemi bashkë me të gjithë ata që agjerojnë në këtë muaj mjaft të rëndësishem.
Teksa foli për rëndësinë e Ramazanit, myftiu i Lezhës tha se ky muaj është i begatë për të gjithë myslimanet dhe me gjerë.

Pjesë e këtij iftari ishte dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, Deputeti i Partisë Socialiste në Qarkun e Lezhës Eduard Ndreca dhe përfaqësues të institucioneve lokale në Lezhë.