
Gjatë këtij muaji do të jetë e ndaluar rreptësishtë gjuetie e familjes së krapit në Liqenin e Shkodrës, pasi është faza e shumimit të krapit që njihet si peshku tradicional i shkodranëve.
Drejtues i Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit, Arjan Çinari thekson se e lejuar për të gjuajtur vetëm me grepa është njala, ndërsa gjatë muajit maj peshkatarët do të gjuajnë 200 m larg nga bregu
Ndërkoh Cinari i bën thirrje peshkatarëve që të respektojnë të gjitha rregullat që përcaktohen në urdhrin për ndalimin e peshkimit në liqenin e Shkodrës, në të kundërt thotë Çinari subjektet që konstatohen duke kryer gjueti të paligjshme do të përballen me ligjin.
Deri në hapjen e sezonit të gjuetisë për peshkatarët e ligjshëm, kontrollet dhe monitorimet do të jenë të vazhdueshme.






