Guvernatori Gent Sejko deklaroi se inflacioni mbetet sfidë për Bankën e Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij në hapjen e workshop-it të XVI të kërkimeve, Sejko solli një tablo të situatës financiare dhe ekonomike të vendit, duke shtuar se “Objektivi i Bankës së Shqipërisë është stabiliteti financiar”.

“Një vëmendje e veçantë i është kushtuar ndryshimeve klimatike. Muajt në vijim do jenë sfidues për shoqëritë tona dhe vitet në vijim do mund të sjellin ndryshime. Trajtimi i sfidave, siç është inflacioni kërkojnë adresim dhe politika të tjera veprimi për t’u marrë parasysh nga autoritetet. Kushtet janë të vështira, gjithmonë në ndryshim.”, tha Sejko.

Artikulli paraprakBRAZILI DHE KROACIA NË FUSHË SOT PËR BILETAT ÇEREKFINALE
Artikulli tjetërPRIMARET, PD KONFIRMON KANDIDATËT E BASHKIVE