Zimbabve ka paguar rreth 10 milionë dollarë para të gatshme për të rrëzuar nga pushteti presidentin Robert Mugabe, ndërsa gruaja e tij do të marrë një pension bujar pas vdekjes së tij dhe bizneset e fëmijëve nuk do të preken nga administrata e ardhshme.

“Qeveria do t’i japë atij një shumë të madhe prej 5 milionë dollarësh dhe pastaj pjesën tjetër do ta paguaj me këste” i tha një burim Zimbabwe Independent, ndërsa raporti është konfirmuar edhe media të tjera. “Mugabe do të gëzojë mbulimin e plotë mjekësor, si dhe pagën e plotë mujore. Në rast të vdekjes së tij, gruas së tij do t’i jepet gjysma [paga e tij mujore]”.

Mugabe, 93-vjeç, aktualisht merr një pension vjetor prej 150,000 dollarë, i cili pjesërisht do të trashëgohet nga bashkëshortja e tij 52 vjeçare, Grace Mugabe. Të dy pritet të qëndrojnë në rezidencën Blue Roof në Harare, ndërsa shteti ende paguan të gjitha shpenzimet e udhëtimit, të sigurisë dhe të stafit për çiftin. Prona e të dy fëmijëve të Mugabes dhe djalit të gruas së tij Russell nga një martesë e mëparshme “nuk do të konfiskohen”, raporton Guardian.

Familja e zgjeruar e Mugabe zotëron një gamë të fermave të qumështit dhe ka interesa të dukshme në industrinë minerare të vendit. Pavarësisht protestave të opozitës që asnjë politikan nuk duhet të jetë mbi ligjin, Mugabe dhe familja e tij u është dhënë gjithashtu imunitet nga çdo ndjekje ligjore për veprimet e tij gjatë 37 viteve në detyrë. Presidenti i përkohshëm, 75-vjeçari Emmerson Mnangagwa, i cili ishte një aleat i ngushtë i Mugabës dhe ndihmës për dekada të tëra, ka premtuar të shmangë “hakmarrjen ” kundër klanit qeverisës të rrëzuar dhe ka premtuar të zhvillojë zgjedhje demokratike vitin e ardhshëm.