
Muhamet Spada është një nga xhamaxhinjtë më të vjetër të qytetit të Shkodrës, i cili prej vitit 1990 ushtron me përkushtim zanatin e tij. Prej më shumë se tre dekadash, ai merret me punimin e xhamave dhe pasqyrave, duke u bërë një emër i njohur për shumë familje shkodrane.
Edhe pse vitet kanë kaluar, Spada tregon se zanatin e xhamaxhiut e ka bërë gjithmonë me dëshirë, njësoj si ditën e parë. Sipas tij, kjo punë ka edhe vështirësitë e veta, pasi kërkon kujdes, durim dhe përvojë.
Muhamedi tregon se me kalimin e viteve puna ka rënë ndjeshëm, ndërsa edhe çmimet kanë ndryshuar.
Ai shpreh gjithashtu shqetësimin për mungesën e interesit nga të rinjtë për të mësuar zanatet e vjetra.
Sot, në moshën 76-vjeçare, Muhamed Spada vazhdon të punojë çdo ditë, duke dëshmuar se pasioni për zanatin nuk njeh moshë.






