
Franca arriti të mund Shqipërinë në stadiumin e ri kombëtar me shifrat 2-0. Ky rezultat, i ka kënaqur të gjithë francezët pavarësisht se “gjelat” vinin të kualifikuar në këtë ndeshje.
Ndërkohë, Griezmann ishte ndër më të dalluarit me gol dhe asist teksa kjo paraqitje është vlerësuar maksimalisht nga mediat franceze të cilët e konsiderojnë të rilindur sulmuesin. Sakaq, jehonë në gazetat më të mëdha franceze ka marrë edhe fitorja e Francës.
“Franca gjeti ngjyrat”, “Franca përfundon me sukses misionin, kalon e para në grup”, “Franca e merr seriozisht, kryeson grupin”, ishin disa nga titujt e gazetave prestigjoze në Francë.







