Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” katër mundës mes të cilëve dy të cilët kanë qenë pjesë e Vllaznisë . Kreu i shteit nderoi mundësin e Vllaznisë Alfred Bardeli për kontributin dhe rezultatet e larta si dhe mundësin tjetër Hysen Omi që e nisi sportin me Vllazninë dhe më pas kaloi tek Partizani. Presidenti Meta vlerësoi figurën e Alfred Bardelit.

Kreu i shtetit tha se një sportist i spikatur ishte edhe Hysen Omi.

Ndërkohë kreu i shtetit i dha titullin “Mjeshtër i Madh” edhe dy ish-mundësve të Teutës Fuat Brahi dhe Shkëlqim Troplini në ceremoninë që u zhvillua në Presidencë.