Shqipëria mirëpriti turneun ndërkombëtar të mundjes së krahut i cili u zhvillua në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në këtë garë të rëndësishme morë pjesë sportistë nga shumë vende të Europës duke nisur nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Gjeorgjia, Italia, Belgjika, Bullgaria dhe sportistët shqiptar të mundjes së krahut. Në këtë mënyrë garuan mbi 100 sportistë të një niveli të lartë ndërsa ky aktivitet u organizua nga Federata Europiane e Mundjes së Krahut ËAF me arbitra nga Anglia, Kroacia, Italia, Kosova dhe arbitrat shqiptar. Sa i përket garës një paraqitje të mirë nga sportistët kuqezi bënë Oltion Guri si dhe Andit Mesini, shqiptar i Kosovës në kategorinë -90 kilogram me dorën e majtë.

Po ashtu sportisti shqiptar Xhuljo Pali nga Shkodra arriti një rezultat shumë të mirë duke marrë vendin e tretë në kategorinë +105 me dorën e djathtë ndërsa garoi përballë italianit Manuel Battaglia i cili është i treti në rang botëror. Po ashtu Xhuljo Pali vitin e kaluar është shpallur kampion Shqipërie në peshën super të rëndë. Ndërkohë për peshat e rënda në këtë kampionat kampion, absolut u shpalll italiani Frank Lamparelli. Një paraqitje pozitive bëri edhe Orion Kastrati, shqiptar i Kosovës.

Në kategorinë 75 kg Shkëlqim Koçi nga Kosova mori vendin e tretë ndërsa një garë të mirë bëri edhe Gramos Agushi po nga Kosova që mori vendin e katërt dhe Klement Delia nga Shqipëria që u rendit i pesti. Ndërkohë në kategorinë 85 kilogram Andit Mesini i Kosovës mori vendin e pestë dhe Kledjan Çokaj i Shqipërisë u rendit i gjashti. Në kategorinë 95 kg u paraqit mirë dhe Arbër Prenga i cili mori vendin e shtatë ndër 29 sportistë të asaj kategorie.

Ndërkohë në kategorinë 105 kilogram një garë pozitive bëri edhe Bunjamin Lahu i Kosovës që u rendit i treti dhe Kristian Dodaj që mori vendin e pestë. Në kategorinë +105 kg përveç Xhuljo Palit një paraqitje të mirë bëri edhe Gerti Merhori i cili u rendit i pesti. Në fund të kampionatit ndërkombëtar të Mundjes së Krahut kampion absolut me dorën e majtë u shpall Manuel Battaglia ndërsa me dorën e djathtë italiani tjetër Frank Lamparelli.

Artikulli paraprakEKSPOZITË SHKENCORE NË “NDRE MJEDA”
Artikulli tjetërKANDIDATI I PS BENET BECI TAKIM ME BANORËT E ISH-ZOOTEKNIKËS