
Lëvizja me bicikleta në Shkodër është një nevojë elementare e qytetarëve.
Por mungesa e infrastrukturës rrugore, mungesa e korsive të dedikuara për bicikleta edhe trafiku I rënduar është një cështje tepër madhore e cila është trajtuar disa herë në media.Në shumë pak zona të qytetit ka korsi për bicikleta , ndërsa në ato rrugë ku ka korsi parkohen automjetet. Qytetarët për të devijuar automjetet që janë të parkuara dalin në mes të rrugës duke rrezikuar edhe përplasjen me ndonjë makinë që mund të vijë në shpejtësi.E njëjta gjë është edhe për kalimtarërt, të moshuarit ,apo edhe karroca fëmijësh me familjarë të tyre mund të dalin përpara makinave që qarkullojnë. Në metropolin verior ka një numër të lartë të përdorimit të tyre, ndërsa në rrugët e posacme për bicikleta mungojnë apo edhe në rast kur ekzistojnë , parkimi makinave në vijat e badhe bënë që qytetarët të jenë përballë rrezikut të vazhdueshëm.Është quajtur dhe vazhdon të quhet I tillë si “qyteti I bicikletave” , dhe ky fakt vërehet lehtë , pasi në cdo rrugë të këtij qyteti dallon njerëz që qarkullojnë me bicikleta.Përdorimi I saj në qytet është dicka e zakonshme në pjesë të tjera të botës, ndërsa shqiptarët janë stepur deri më sot nga mungesa e korsive, mosrespektimi I rregullave të qarkullimit dhe niveli I lartë I ndotjes së ajrit.
/ Star Plus TV /


