
Sezoni veror pritet të jetë I vështirë për efektivët e shërbimit zjarrëfikës në Shkodër. Mungesa e efektivëve e bën të vështirë menaxhimin dhe ndërhyrjen në kohë për neutralizimin e rasteve të zjarrit në territorin e bashkisë Shkodër tha drejtori Agim Ponari.
Drejtori Ponari tregon se paralelisht janë marrë masa edhe me institucionet e tjera, për bashkërendimin e punës gjatë verës, kur temperaturat e larta bëhen shkak për përhapjen e zjarreve.
Gjatë sezonit të kaluar veror, në territorin e bashkisë Shkodër u regjistruan 347 vatra zjarri. një numër I konsidetueshëm, krahasuar me kapacitetet që ka ky shërbim zjarrëfikës, por pavarësisht vështirësive, në çdo rast, kjo drejtori ka reaguar në kohë rekord, duke ndërhyrë në neutralizimin e vatrave të zjarrit dhe duke ofruar siguri për qytetarët.